09:30 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Analisti turk: Me Ozilin, Vedat Muriqi do të ‘shpërthente’

Analisti i njohur turk, Ridvan Dilmen, ka folur rreth transferimit të Mesut Ozilit në Fenerbahçe.

Ai tha se po të ishte në skuadrën turke edhe Vedat Muriqi, do t’ishte një dyshe e pandalshme, shkruan IndeksOnline.

Muriqi u largua nga Feneri gjatë verës së kaluar, por për shkak të paraqitjeve të dobëta me Lazion, në media u spekulua një rikthim i mundshëm i tij në Superligën e Turqisë.

Dilmen gjatë një interviste tha se Muriqi do të “shpërthente” së shënuari gola po të ishte bashkëlojtar i Ozilit.

“Me Ozilin, Vedat Muriqi do të shënonte gola, do të shpërthente”, tha Dilmen.

Kujtojmë se Muriqi s’po arrin ta gjejë golin me klubin e SS Lazios./IndeksOnline/