23:38 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019

Analisti Vela: Nisma është poshtë pragut për vetëm 81 vota!

Koalicioni NISMA-AKR është poshtë pragut prej 5%, për vetëm 81 vota.

Analisti Blerim Vela bëri të ditur se deri tani, me numërimin e votave të diasporës, koalicioni NISMA-AKR nuk ka arritur të sigurojë 5% të votave.

Përmes një statusi në Facebook, Vela deklaroi se mbeten të verifikohen dhe numërohen votat me kusht e që janë 24 mijë dhe votat nga Serbia mbi 4 mijë.

“Nisma eshte poshte pragut prej 5% per vetem 81 vota. Mbeten me u verifiku dhe numeru votat me kusht (24 mije) dhe votat nga Serbia (mbi 4 mije)”, shkroi ai.

Ka mbetur edhe pak që QNR të publikoi edhe votat përfundimtare të numëruara nga ato të Diasporës, në mënyrë që të thuhet fjala finale lidhur me këtë proces.

Nga numërimi i deritanishëm Lëvizja Vetëvendosje është në krye të partive politike./Indeksonline/