10:32 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Analizë: Dyfytyrësia politike e Vjosa Osmanit në kurriz të LDK-së

Nuk ka dyshim që në listën e gjërave të rëndësishme që ka preokupuar gjatë Kosovën do të mbetet edhe demarkacioni. Në fakt shumë pyetje janë shtruar dhe do të shtrohen në vijimësinë e diskutimeve mbi këtë temë.

Ndër çështjet themelore që u komentuan si më të veçantat në procesin e ratifikimit te demarkacionit në Kuvendin e Kosovës ishte sjellja e lidershipit të LDK-së.

Për hir të së vërtetës, ka qenë pikërisht vota e Lidhjes Demokratike që ka kaluar këtë marrëveshje, të ndjeshme dhe po aq të rëndësishme për Kosovën, qytetarët e saj dhe aleatët tanë ndërkombëtar.

Ajo që ka befasuar të gjithë nuk ka qenë konsistenca e qëndrimit pro e LDK-së si tërësi, por qëndrimi pro i një pjese të deputetëve të LDK-së të drejtuar kryesisht nga Vjosa Osmani, që në kohën sa me Qeverinë drejtonte Isa Mustafa kishin rezistuar fuqishëm, deri në nivelin sa po mbanin nën shantazh edhe lideshipin e LDK-së me kërcënimin se do ta votonin kundër marrëveshjen.

Është vlerësim i përgjithshëm që ka qenë vet LDK-ja ajo që kishte “rrëzuar” thënë kushtimisht, qeverinë Mustafa për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja të qershorit të vitit që lamë pas.

Sot LDK është opozitë me kontribut ekskluziv të Vjosa Osmanit&Co. Në kohën sa i rezistuan demarkacionit, rrjedhimisht shefit të tyre të partisë z.Mustafa dilema se ishte bërë mirë ose jo shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi ishte vërtetë e madhe.

Pyetja qe me të drejtë votuesi i LDK-së shtron sot është, pse metamorfozoi qëndrimi i Vjosa Osmanit si lidere e grupit militant kundër demarkacionit dhe Isa Mustafës, pikërisht kur në opozitë ndodhet vet LDK-ja?

Pse vendosën t’i  shkurtonin jetën një qeverie që edhe në vlerësimet e jashtme po bënte punë të mira?

A ishte qëllim diskreditimi i Isa Musafës apo kërrusja e LDK-së? Si mund të shpjegohet vota pro e Vjosa Osmanit për demarkacionin e qeverisë Haradinaj, e për të njëjtin version të shantazhoi kundër qeverinë Mustafa?

A është Vjosa Osmani pjesë e partisë së Ramush Haradinajt apo LDK-së së Rugovës e Mustafës, sepse çuditërisht në një kronologji të thjesht logjike atë e gjejmë tek i shërben vetëm kauzës së Haradinajt, edhe në kohën sa ishte në opozitë edhe sot kur drejton qeverinë? Përgjigjet për këto dilema të publikut do të përpiqemi ti zbërthejmë në ditët në vijim.

Dihet tashmë që Kosova ka ratifikuar versionin e demarkacionit të propozuar nga komisioni Meha. Ndryshimet kozmetike në terma e nocione janë asgjë më shumë se “hi syve” për qytetarët dhe deputetët e tyre. Pra nuk ka ndryshuar marrëveshja, por ka ndryshuar qëndrimi i Vjosa Osmanit&Co për marrëveshjen.

Në cicërimat e kryeqytetit dëgjohen shpesh thirrjet për reforma. Për ndryshime gjeneratash. Për lidership të ri… Po kanë të drejtë. Por a na duhet vërtetë një gjeneratë politike që është e re për nga mosha, po me mendësinë otomane të së kaluarës? A na duhet një gjeneratë politike që vazhdon të mbetet në shantazhin e presionin e së kaluarës? Një gjeneratë politike që keqpërdorë në emër të kauzës, e pastaj e hedh atë si një pleh?

Themi se jo. Megjithatë koha do të glorifikoj të gjitha!