22:34 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Anceloti e nis me fitore, mposht Lazion (Video)

Napoli ka mposhtur Lazion në Olympico me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së parë të Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian kaloi e para në epërsi në minutën e 25-të me golin e Immobile në minutën e 25-të.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Milik e shfrytëzoi një asist nga Calejon për të barazuar rezultatin.

Golin e fitores për nënkampionët e Serie A e shënoi Insigne në minutën e 59-të të ndeshjes.

Napoli i grumbullon tri pikët e para, ku xhiron tjetër pret Milanin në shtëpi ndërsa Lazio do të luaj kundër Juventusit. /IndeksOnline/

Temat: