16:25 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ancelotti shuan spekulimet: Vetëm një i çmendur do të donte të largohej nga Real Madridi

Carlo Ancelotti është trajneri më i përfolur gjatë muajve të fundit.

Tekniku italian shpesh herë është përfolur se do ta marr drejtimin ë kombëtares së Brazilit, pasi ti skadon kontrata me Real Madridin, në qershor të vitit 2024, shkruan IndeksOnline.

Ditët e fundit është folur për një ofertë të re, por Ancelotti ka thënë se është i fokusuar te Real Madridi.

‘’Ndihem shumë mirë te Real Madrid. Çfarëdo që të ndodhë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk kam asnjë nxitim , jam shumë i lumtur dhe i fokusuar në ndeshjet që duhet të luajmë dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. 

Vetëm një i çmendur do të donte të largohej nga Madridi.’’, ka deklaruar Ancelotti  në një intervistë për Dsport./IndeksOnline/