17:21 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Andre Gomes largohet nga Barcelona, arrinë marrëveshje me klubin e Premier Leagues

Andre Gomes, mesfushori qendror i Barcelonës, është huazuar tek Evertoni.

Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Barcelona nuk ka pasur aspak fat me transferimin e Gomes, i cili ka kaluar kohëra të vështira në ”Camp Nou”.

Evertoni do t’i paguajë Barcelonës 2.6 milionë euro për një sezon 1-vjeçar.

Trajneri i Evertonit, Marco Silva më në fund e ka bindur Gomesin t’i bashkohet klubit dhe ai do t’i bëjë testet mjekësore në Barcelonë për skuadrën angleze.

Gomes gjithashtu kishte oferta nga West Hami dhe Valencia, por e zgjodhi Evertonin.

Ai është bashkuar Lucas Dignes tek Evertoni, një lojtar i cili erdhi te Barcelona në të njejtën verë kur portugezi u transferua te Barcelona./IndeksOnline/