15:03 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Andrej Kramaric, heroi i Kroacisë i cili rrezikoi karrierën për parimet e tij

Përtej ujërave të zakonshëm në futbollin kroat dhe përballë avantazheve të mëdha, Andrej Kramaric ia ka dalur të jetë përsëri në krye.

Sulmuesi i Hoffenheim rrezikoi karrierën e tij duke iu përmbajtur parimeve të tij dhe tani pritet të shkëlqej në fazën ofansaive të Kroacisë, sulmi i të
cilëve shpeshherë ka pasur mungesë rrjedhshmërie.

Një ngjarje e kohëve të fundit hedh dritë mbi forcat që Kramaric ka pasur për të luftuar, ku poashtu tregohet se përse Kroacia ka humbur kaq shumë
mbështetje në shtëpi, me lojtarët e përbuzur dhe me jo një ndjenjë feste për ata të cilët po shkojnë në Kupën e Botës shkruan IndeksOnline.

E gjitha fillon nga Zdravko Mamic, njeriu më i fuqishëm në futbollin ballkanas. Pas disa viteve aktgjykime, Mamic është dënuar me vjet 6 vjet burg për
përvetësim masiv të fondeve të Dinamo Zabreg. Ndërsa në klub, ai mori pjesë të mëdha të transferimeve të parave të paguara në Dinamo.

Ai, së pari kishte detyrën për nënshkrimin e kontratave personale me lojtarët e rinj që kishin të drejtën për një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre. Pastaj, duke vepruar si ekzekutiv i klubit, vendoste klauzola në kontratat e tyre duke specifikuar ndarjen e tarifës së transferimit midis klubit dhe lojtarit. Pasi një lojtar merrte një pjesë të parave që një klub i huaj i pagoi Dinamos për shërbimet e tij – deri në 50%0 ai duhej të përcillte shumicën e tij tek Mamic.

Kjo mohohej nga avokatët e Mamicit, por prokuroria arriti t’ia dëshmojë disa nga këto klauzola, duke përfshirë edhe rastet e Luka Modrid dhe Dejan
Lovren, ku u shtuan disa shuma pasi lojtarët ishin shitur. Modric dhe Lovren pohuan atë gjatë hetimit, por ndryshuan dëshmitë e tyre në gjykatë si
dëshmitarë të prokurorisë, duke thënë se hetuesit i kanë bërë konfuz ata. Modric pastaj u akuzua për dëshmi të rreme, ndërsa edhe Lovren është duke u
hetuar ende. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e publikut vendas të dalin kundër yjeve kroat.

Ndërkohë, Kramaric nuk pranoi të ndiqte hapat e futbollistëve më me përvojë dhe të nënshkruante një kontratë të tillë.Ai pothuajse shkatërroi karrierën e tij, por as që dëshironte të diskutonte në atë aspekt. “Nuk ka nevojë, të gjithë e dinë se cfarë po ndodhte dhe historitë që dëgjoni janë të vërtetë”
tha ai vitian e kaluar. “Unë kam dalur nga kjo ngjarje me një buzëqeshje në fytyrën time dhe kam arritur sukses për veten time. Sigurisht ajo la shenja
të hidhura. Dinamo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë” .

Kramaric, i lindur në Zagreb, u bashkua me klubin kur ishte 6 vjec dhe shënoi 452 që nga koha kur luante për grupmoshat. Ai ishte talenti më i madh i
akademisë së tyre prodhuar në dekada dhe Mamic vazhdimisht iu afru familjes së Kramaraqit, duke premtuar para dhe përfitime të ndryshme nëse ata do
ishin në krahun e tij. Familja nuk pranoi dhe gjërat u vështirësuan për Kramaric.

Megjithëse ai pati një fillim premtues në skuadrën e parë, më vonë kishte një rënje të formës. Më pas u dërgua në huazim tek Lokomotiva, por edhe pse
kishte performanca fantastike, trajnerët e Dinamos favorizonin lojtarët tjerë, ndërkohë që klubi nuk pranonte kërkesa nga klubet e huaja – duke
shpresuar që ai të ‘thyhej’ dhe të nënshkruante kontratën me Mamicin.

Kramaric nuk u thye. Në vitin 2013 ai doli publikisht me ankesa për mungesë minutazhi në fushën e lojës. Më vonë ia doli dhe u transferua në Rijekë.

Atje Kramaric ringjalli karrierën e tij. Shënoi 27 gola në sezonin e tij të parë dhe 28 në të dytin. Kjo tërhoqi vëmendjen e skautëve të Leicesterit,
të cilët e transferuan në vitin 2015. Ai ishte 23 vjec, shumë më tepër se mosha në të cilën shumica e talenteve kroat bëjnë lëvizjet e tyre të mëdha.

Kramariq nuk pati sukses në Angli. Pasi Leicester kishte fituar betejën për mbetje në Ligë, ai mezi paraqitej në ndonjë ndeshje dhe u huazua në
Hoffenheim në afatin kalimtar dimëror 2016. “Djemtë e tjerë kishin shanet e tyre, unë duhej të merrja rrugën e vështirë” tha ai.

Përsëri Kramaric “lulëzoi” . Këtë herë nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, sidomos pas transferimit të përhershëm. Në sezonën 2016-17 ai fitoi
titullin e ‘Lojtarit të Vitit’ nga tifozët e Hoffenheim. Poashtu ishte në formacionin më të mirë të Bundesligës në revistën Kicker.

Karriera e tij ndërkombëtare ka qenë pak më e vështirë. Që nga debutimi i tij në vitin 2014, ai kishte konkurrencë të madhe me Mario Mandzukic dhe
Nikola Kalinic, por ka qenë në gjendje të zhbllokojë potencialin sulmues që ishte pothuajse në gjumë. Ai u bë hero me dy golat e shënuar në fitoren 2-0
në Ukrainë që e çoi Kroacinë në fazën play-off të Kupës së Botës.

Por, përtej kësaj, Kramaric është shndërruar në një simbol të refuzimit të së keqes, duke fituar mbështetjen e gjith kroatëve. Ai ishte ndryshe, si
brenda ashtu edhe jashtë fushës – i respektuar nga tifozët, pavarësisht nga klubi që bëjnë tifo ata. Duket që kjo është ndoshta arritja më e madhe e
Kramaracit ndonjëherë. /IndeksOnline/