18:00 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në koncertin e Sabri Fejzullahut biletat shkojnë si “hallva” (Foto)

Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu nesër do të festojë 50-vjetorin e karrierës së tij në hapësirat e Klan Kosovës duke nisur nga ora 20:30.

Sabriu është njëri ndër artistët më të mirë të skenës, dhe vazhdon të shquhet për krijimet e tij.

Ndër vite, ai me projektet e tij ka argëtuar gjenerata të shumta, dhe jo rastësisht gëzon simpati të madhe tek publiku shqiptar, shkruan Indeksonline.

Interesimi për të marrë pjesë në koncertin e tij madhështor ka thyer çdo rekord, derisa 700 bileta janë shitur brenda një dite të vetme. /Indeksonline/