15:39 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Angelina Jolie befason me pamjen e re, nuk do ta njihni

Aktorja e famshme, Angelina Jolie ka përfunduar xhirimet e filmit “Come Away”.

Kjo gjë nuk ka tërhekur shumë vëmendje por pamja e saj e re është komentuar tej mase.

Angelina është bërë biondin dhe fansat e aktores nuk mund të ngopen së komplimentuari atë, transmeton Indeksonline.

Edhe pse ende nuk është paraqitur vet në publik me pamjen e re, ajo është parë në një selfie të grupit të filmit “Come Away”.

Jolie duket se ngadalë po i kthehet kohës kur kishte shkëlqyer pasi që në vitet e fundit ka pasur probleme me shëndetin dhe po ashtu është në proces të divorcit me Brad Pitt./Indeksonline/