16:48 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Angelina Jolie me pretendimet të reja kundër Brad Pitt

Edhe pse ka dy vite që janë ndarë, aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me luftën ndaj njëri- tjetrit, shkruan Indeksonline.

Angelina është duke e zhvilluar një kampanjë për të ndotur emrin e Brad Pitt sipas TMZ. Pretendimet e fundit të Jolie janë se ai nuk i ka ndihmuar në mënyrë materiale në rritjen e fëmijëve por sipas burimeve të TMZ, Pitt i ka dhënë shumë më shumë para se që ishin pajtuar dhe se bëhet fjalë për miliona dollarë.

Nga rasti është larguar avokatja e Jolie, Laura Wasser me arsyen se Angelina është bërë shumë hakmarrëse. Tani në anën e Jolie janë dy avokat të ri që do ta mbrojnë atë. /Indeksonline/