08:24 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Angelina Jolie plot buzëqeshje në festivalin e filmit

Aktorja e famshme, Angelina Jolie ishte plot buzëqeshje në festivalin e filmit “2018 Cambodia Town Film Festival” që u mbajt pasditen e të shtunës, transmeton Indeksonline.

Jolie pas problemeve me shëndetin dhe jetën private duket se i është rikthyer gjallërisë që e kishte dikur. Ajo dukej plot jetë dhe ishte veshur me shumë stil, duke na kujtuar kështu Angelinën e vjetër.

Gjatë këtij viti aktorja ka dhe vazhdon të ketë probleme me bashkëshortin e saj Brad Pitt më çështjen e divorcit dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Festivali i filmit në Cambodia u mbajt me arsyeje që t’i japë një ekspozim më të mirë  njerëzve në Cambodia. Angelia kishte marrë pjesë edhe vitin e kaluar në këtë festival./Indeksonline/