17:17 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Angelina Jolie takon rivalen e saj, shikoni si e injoron (Video)

Dy aktoret e famshme, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston tash e sa vite nuk flasin me njëra- tjetrën dhe ‘mollë sherri’ në këtë rast është aktori Brad Pitt që kishte lidhje dashurie me të dyja.

Se Jolie nuk e pëlqen Aniston e ka dëshmuar edhe në eventin e fundit, teksa injoron në maksimum kolegen e daj, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Aktoret e njohura u takuan në eventin “Globi i Artë”, dhe derisa Aniston u ngjit në skenë për të marrë një çmim, Jolie u mundua t’i largojë dukshëm sytë nga skena duke u fokusuar tek tryeza.

Ndërkohë, njejtë thuajse vepron edhe ylli i filmit “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johanson derisa mundohet të vështrojë Jolien, dhe duke e injoruar Aniston.

Nga ana e saj, Aniston mendohet të mos ketë kaluar kah qilimi i kuq në përpjekje për t’iu shmangur takimit me Jolien, porse fatkeqësisht të dyjat u takuan pakë më vonë. /Indeksonline/