10:06 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Anglezët e mbështesin anglezin, ia besojnë finalen e madhe Oliverit

Michael Oliver, gjyqtari i takimit të ndeshjës së dytë cerekfinale mes Real Madridit dhe Juventusit, ka pranuar se “ishin disa ditë të rralla për të” dhe falenderoj të gjithë që mbështetën atë pas sulmeve të ndryshme që kishte marrë.

Të dy, Oliver dhe gruaja e tij Lucy, morën fyerje dhe kërcënime me thirrje dhe mesazhe pasi gjyqtari sinjalizoi një penallti në favor të Real Madrid dhe e ndëshkoi me karton të kuq portierin Buffon.

UEFA dhe FA, organi më i lartë i futbollit anglez, dënuan ngacmimet e pësuara nga Oliver dhe gruaja e tij dhe treguan mbështetje të fortë për gjyqtarin, shkruan IndeksOnline.

Anglezi është caktuar këtë të martë nga Federata e Anglisë së Futbollit (FA) për të drejtuar finalen e FA Cup më 19 maj.

“Jam ndjerë shumë krenar kur mora thirrjen ku mu komunikua lajmi se kam për të drejtuar atë ndeshje. Drejtimi i një finale të FA Cup nuk është dicka që mund ta imagjinoni kur të filloni këtë punë, por ndërsa përparoni në karrierën tuaj ju ia qitni synim vetes, megjithëse ju e dini që do të jetë e komplikuar” , tha gjyqtari në një deklaratë në faqen e FA.

“Kjo është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë” , tha Oliver.

Në stadiumin gjigant të “ëembley” do të luhet finalja e FA Cup mes Manchester United dhe Chelsea. /IndeksOnline/

Temat: