09:55 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Anglezët po frikësohen të blejnë bileta për Kupën e Botës

Kupa e Botës po afrohet dhe anglezët ende janë në mëdyshje nëse duhet të udhëtojnë drejt Rusisë, apo Kombëtarën e tyre ta shikojnë në TV.

E gjithë kjo jo për shkak të tensioneve mes dy shteteve por për shkak të një pjese huligane, pjesë e tifozërisë së “treluanëve”.

Ndeshja e të premtes kundër Holandës shkaktoi incidente në Amsterdam, ku tifozët anglez u përballën me Policinë.

Dhe kur të mendohet që kjo ndeshje ishte vetëm një miqësore, atëherë në Rusi mund të ndodh edhe më keq, duke pasur parasysh se anglezët nuk janë të mirëpritur në vendin sovjetik.

Legjenda angleze, Alan Shearer mendon se nuk është e drejtë që të rrezikohen njerëzit që të udhëtojnë në Rusi. /IndeksOnline/