23:00 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Anglia duket në formë para Botërorit [Video]

Anglia ka fituar edhe miqësoren e radhës para Kupës së Botës, duke mposhtur Kosta Riken me rezultat 2-0.

Deri më tani “Tre Luanët” duken në formë të mirë dhe këtë Botëror mund të jenë kandidat potencial për të triumfuar në fund.

Takimi filloi mirë për anglezët të cilët kaluan ne epërsi në minutën e 14-të të ndeshjës, pas një supergoli të Marcus Rashford.

Në pjesën e dytë ishte sërish Anglia ajo që dominoi takimin. Goli i dytë erdhi nga Welbeck në minutën e 76-të, pas një asistimi të Ali. /IndeksOnline/

Temat: