16:52 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Anglia i hakmerret Kroacisë, shënon fitore dramatike

Kombëtarja e Anglisë ka arritur të mposht me rezultat 2:1 Kroacinë në minutat e fundit.

Pjesa e parë mbaroi pa gola. Kurse në pjesën e dytë të parët që kaluan në epërsi ishin kroatët me anë të Kramaric në minutën e 57-të, transmeton Indeksonline.

Anglia arriti që në minutën e 78-të të barazoj me anë të Lingard pas një asistimi të Harry Kanes.

Ky i fundit në minutën e 85-të pas një asistimi të Chiwell arriti të shënoj për të kaluar në epërsi Anglinë.

Pas kësaj fitore Anglia del e para në grupin e katërt, duke u kualifikuar për Play-Offin e ligës A. Ndërsa Kroacia doli e treta në grup duke rënë nga liga A në atë B./Indeksonline/