23:17 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Anglia ka një King, quhet Sterling, te Franca shënojnë “gjelat” më të njohur

Franca ka bërë detyrën në sfidën e parë eliminatore të Euro 2020-ës, pasi ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertën ndaj Moldavisë. “Gjelat”, që bëjnë pjesë në grupin H, bashkë me Shqipërinë, shënuan me anë të Griezmann, Varane, Mbappe dhe Giroud, duke marrë kryesimin e grupit.

Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Andorrës dhe Islandës, përfundoi me fitoren e miqve 0-2, të cilët gjithashtu iu bashkuan Francës dhe Turqisë në krye të grupit.

Në Grupin A, ku bën pjesë edhe Kosova, Anglia e nisi me një fitore spektakolare, duke mposhtur me goleadë Republikën Çeke, me rezultatin 5-0. Raheem Sterling shënoi 3 herë për “tre luanët”, ndërsa Kane dhe autogoli i Kalas, plotësuan festivalin e golave.