18:46 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Anita Haradinaj pozon me Rita Orën: Me krenarinë e kombit tonë (Foto)

Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës sonte në sheshin kryesor të Prishtinës do të performoi këngëtarja me famë botërore Rita Ora.

Rita tashmë është në Kosovë ndërsa gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn. E gjatë kësaj vizite edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita është fotografuar me Ritën, shkruan Indeksonline.

Anita ka postuar këtë fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ndërsa ka shkruar:

Me krenarine e kombit ne 10 vjetorin e Kosoves shtet te pavarur @ritaora#megjeneratenqelenegjurme