19:40 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Ankth” te Shqipëria, mesfushori ferizajas i Kombëtares thyen dorën

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një lajm katastrofal para ndeshjes në Ligën e Kombeve.

Shqipëria e Christian Panuccit do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj – ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Dhe në këtë ndeshje do të mungojë mesfushori ferizajas, Ylber Ramadani, transmeton IndeksOnline.

Image result for ylber ramadani

Ylli i Boldklub ka thyer dorën dhe kështu do t’i mungojë Shaqipërisë në këtë ndeshje të rëndësishme.

Këtë lëndim, Ylberi e pësoi në ndeshjen kundër Horsens, ku Ramadani luajti 90 minuta.

Tutje, raportohet se ai iu nënshtrua një operimi të mërkurën./IndeksOnline/