Panucci: Franca është favoritja e madhe, por edhe Turqia dhe Islanda s’janë keq
Kombëtarja shqiptare i ka mësuar kundërshtarët për fazën eliminatore të Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Shqipëria, në këtë fazë, do të përballet me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën.
”Mund të shkonte më mirë por dhe më keq. E pranojmë dhe do të punojmë që të bëjmë të pamundurën”, tha Panucci për SuperSport, transmeton IndeksOnline.
”Franca është favoritja e madhe, por dhe Turqia dhe Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë”.
”E rëndësishme është që të kem lojtarët në formë. Nuk u intereson shumë gjendja e lojtarëve ju, por vetëm rezultati. Lojtarët më interesojnë për momentin”.
”Duhet ta shkruajmë ne historinë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar, duhet të bëjmë një luftë”.
”Uroj që t’i kemi gati të gjithë lojtarët”.
”Do e shihja duke luftuar me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë”, theksoi tekniku italian./IndeksOnline/