75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ante Rebic në Bayern? Flet drejtori sportiv, Salihamidzic

Ante Rebic, futbollisti i Kombëtares së Kroacisë po shkëlqen në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Rebic është duke bërë paraqitje fenomenale në Kupën e Botës, prandaj kanë filluar ofertat në drejtim të tij, transmeton IndeksOnline.

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se Rebic mund të bëhet futbollisti më i ri i Bayern Munchen.

Për këtë ka folur drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Skuadra jonë është mjaftë e mirë, nuk kemi nevojë për transferime”, ka thënë Salihamidzic.

Rebic është pronësi e Fiorentinas, por gjatë sezonit të kaluar luajti te Eintracht Frankfurti./IndeksOnline/