08:47 / E Premte, 01 Korrik 2022 / B O

Anulohen tre fluturime nga Cyrihu, një aeroplan i Swiss goditet nga rrufeja

Për shkak të mungesës së stafit në kontrollin evropian të trafikut ajror, Swiss anuloi tre fluturime të tjera mbrëmë. Poashtu, e njëjta kompani ka konfirmuar se një aeroplan i saj është goditur nga rrufeja.

600 pasagjerë kanë mbetur duke u sorollatur në aeroportin e Cyrihut. Linja telefonike zvicerane është e mbingarkuar dhe vetëm tre tavolina shërbimi janë të hapura.

Fluturimet për në Düsseldorf, London City dhe London Heathrow u prekën nga anulimi i mbrëmshëm.

“Përveç kësaj, një aeroplan i joni zviceran u godit nga rrufeja në Luksemburg” ka thënë zëdhënësja e kompanisë./Indeksonline/