09:49 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / k.v

Apel i policisë/ Keni kujdes në komunikacion nga makineria bujqësore

Është koha kur në rrugë shfaqen shumë makineri bujqësore, andaj policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.

“Në vendin tonë çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike ku përfshihen makineritë bujqësore”, njofton policia, e cila u ka apeluar drejtuesve të makinerive bujqësore që të përdorin mjete sinjalizuese kur janë në komunikacion dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor.