20:33 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Apeli i fundit nga shefja e Zyrës se BE-së drejtuar politikanëve kosovarë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova iu ka bërë thirrje të gjithë politikanëve kosovarë  që sa më shpejt të ratifikojnë marrëveshjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas dështimit në seancës e sotëm që nuk u arrit një konsensus i përbashkët. Apostolova ka bërë apel lidhur me këtë çështje.

“Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership”, ka deklaruar Apostolova.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, partite shqiptare pas një takimi të inicuar nga ambasadori, Greg Delawie dhe Apostolova kanë arritur një marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit. /Indeksonline/