08:32 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aplikon për kujdestare fëmijësh në Zvicër, vajza shqiptare shokohet nga kërkesat e burrit

Një ndër punët më të kërkuara në Zvicër kryesisht nga shqiptarët, është dado për fëmijët ose pastruese dhe që të dyja paguhen mjaft mirë nëse u referohemi ofertave që shpërndahen në rrjet.

Megjithatë çdo punë ka risqet e veta, por të punosh brenda shtëpisë së dikujt është disi më e sikletshme e sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që kanë edhe qëllime tjera përveç punës.

Kështu, një vajzë shqiptare ka aplikuar për një vend pune si kujdestare fëmijësh në Zvicër, por pas kësaj i ka shkruar i ati i fëmijëve duke e pyetur për gjëra komplet jashtë kontekstit të punës.

Vajza shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Jam ndeshur me një situatë shumë të pahijshme ketë javë dhe do të doja që të gjitha vajzat të jenë në dijeni se në ditët e sotme shumë njerëz duan vetëm të përfitojnë.

Aplikova për një vend pune si kujdestare fëmijësh në Zvicër dhe doli që babai i fëmijëve më shkruajti në orën 12 të natës duke më kërkuar foto.

Jo vetëm kaq, por më pyeste se çfarë ngjyre i vesh të brendshmet dhe më përmendte shuma parash që si e si t’i çoja foto intime.”

Më poshtë biseda e vajzës me shqiptarin e Zvicrës.