18:56 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Apostolova: Nuk mund të themi një datë të saktë për vizat

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, ajo është treguar gjithmonë e kujdesshme.

Apostolova ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova se ajo ende nuk mund të tregojë datën e saktë kur do të lëvizin qytetarët e Kosovës të lirë.

“Është një proces i gjatë dhe është e parakohshme të thuhet se brenda tre muajve do të jemi të gatshëm pasi kjo duhet të vlerësohet edhe nga njerëzit në Komisionin Europian. Gjithmonë kam qenë e kujdesshme sa herë që kam folur për çështjen e liberalizmit të vizave”.

“BE nuk punon vetëm në liberalizimin e vizave, e kemi edhe formatin e Këshillit dhe kemi aq shumë tema të rëndësisshme, prandaj nuk mund të themi një datë të saktë”.