19:10 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Apple në iOS 11.3, automatikisht do të dërgojë vendndodhjen tuaj në shërbimet e urgjencës

Apple me shërbimin e ri IOS 11.3 ka dhuruar emoji të ri, më shumë njohuri për gjendjen e baterisë dhe një përditësim për ARKit.

Kompania gjithashtu thotë se tani mbështet Advanced Mobile Location, e cila automatikisht dërgon vendndodhjen e një përdoruesi në shërbimet e emergjencës nw rast nevoje.

AML aktualisht nuk mbështetet në SHBA, por përdoruesit e iOS në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Zelandën e Re, Suedi, Lituani dhe disa pjesë të Austrisë së Ulët mund të përfitojnë.

Funksioni aktivizon shërbimet GPS dhe Wi-Fi kur dikush e thërret numrin e urgjencës dhe më pas dërgon një tekst me vendndodhjen e saktë të telefonuesit për respondentët./Indeksonline/