15:10 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Arabia Saudite ndëshkon sheikun, ia konfiskon 923 automjete

Autoritetet në Arabinë Saudite do të ankandojnë miliarda dollarë vlerë të pasurive të paluajtshme dhe automjetet në pronësi të Maan al-Sanea për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje borxhi.

Miliarderi u arrestua nga autoritetet saudite në fund të vitit të kaluar për borxhin e papaguar që daton në vitin 2009 nga kompania e tij, Saad Group, duke mos paguar borxhet, raporton Euro News. Borxhi i Al-Senea thuhet të jetë midis 40 dhe 60 miliardë rijale saudite, apo 15.9 miliarde dollare në kurset e këmbimit të sotëm, transmeton IndeksOnline.

Autoritetet lokale kanë emëruar Aleancën Etqaan për të shitur asetet e kompanisë së al-Sanea. Në një broshurë, janë përmendur 20 parcela të zotëruara nga al-Sanea, duke përfshirë një sipërfaqe prej 484,407 metrash katrorë që strehon ndërtesa dhe një impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Vetëm pasuria e patundshme vlerësohet të jetë rreth 4.4 miliardë rijal ($ 1.17 miliardë).

Çfarë është edhe më tronditëse është flota e automjeteve në pronësi të Grupit Saad. Të gjitha këto janë 923 automjete nën pronësinë e tij, duke përfshirë kamionë, autobusë dhe makina. Poashtu edhe 26 automjete tjera janë regjistruar nën emrin e al-Sanea, duke përfshirë një Rolls-Royce.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi do t’i shpërndahen kreditorëve të kompanisë.

Në kulmin e pasurisë së tij, al-Sanea u rendit si një nga 100 njerëzit më të pasur në botë. Arrestimi i tij përbën një pjesë të një goditjeje kundër korrupsionit të nisur në Arabinë Saudite nëntorin e kaluar. /IndeksOnline./