18:02 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arabia triumfon në fund ndaj Egjiptit, përshëndetet me tri pikë nga Kupa e Botës (Video)

Arabia Saudite dhe Egjipti janë përshëndetur nga Kupa e Botës “Rusi 2018”.\

Kombëtarja e Arabisë Saudite ka shënuar fitoren e parë në këtë Kupë Bote. Ata mposhtën 2 me 1 ekipin kombëtar të Egjiptit, shkruan IndeksOnline.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Një për Egjiptin e shënoi Momo Salah, kurse të barazimit e shënoi Al Faraj nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Arabia arriti të shënonte një gol në fund të ndeshjes edhe pse u mendua se ky takim do të ndahet në paqe.

Golin e fitores për arabët e shënoi Al Dawsari.

Arabia tani e mbyll këtë garë me tri pikë, kurse Egjipti me zero pikë./IndeksOnline/