14:10 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Arbeloa dhe Guti, ish-lojtarët e Realit shijojnë humbjen Barcelonës në Romë (Foto)

Skuadra e Barcelonës u mposht në “Olimpico” nga Roma me rezultat 3-0. Ky rezultat e eliminoi klubin nga Katalunia në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shumë reagime dhe gëzime për fitoren e Romës kundër gjigantit spanjoll, shkruan IndeksOnline.

Disa reagime kishin edhe lojtarët dhe ish-lojtarët e Real Madridit, si; Arbeloa dhe Guti. Guti përmes rrjeteve sociale ka thur lëvdata për trajnerin e Romës, De Francesco.