16:34 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Arbër Hoxha ka këputur ligamentet e gjurit, ylli i Ballkanit duhet t’i nënshtrohet operimit

Futbollisti i FC Ballkanit, Arbër Hoxha, ka pësuar një lëndim të rëndë në seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Trepçës ‘89.

Është e vërtetë, jam lënduar gjatë seancës stërvitore të ditës së shtunë dhe pas ekzaminimeve mjekësore del që i kam këputur ligamntet e gjurit. Të martën pritet që të hy në operim”, ka theksuar Hoxha për Gazetën “Sheshi”.

Hoxha kishte ndjerë dhimbje të mëdha në këmbën e tij të djathtë, derisa është dërguar menjëherë në infermieri. Pas ekzaminimeve të para ishte konfirmuar që ka këputur ligamentet e gjurit, mirëpo ato janë konfirmuar pas testimeve të tjera të bëra këtë vikend.

Mungesa e Hoxhës do të jetë një hendikep i madh për Ballkanin, pasi që ish-futbollisti i Prishtinës ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të skuadrës nga Suhareka këtë edicion, duke luajtur rregullisht në të gjitha ndeshjet kampionale.

Ai këtë sezonë ka realizuar gjashtë gola dhe ka shërbyer njëherë për bashkëlojtarët e tij.