21:16 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Arbër Zeneli në radarët e skuadrave nga Serie A

Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e përfaqësueses kosovare të futbollit, Arbër Zeneli. 23-vjeçari, që është pjesë e Heerenvenit në kampionatin holandez, shihet si një prej objektivave të kësaj vere.

Lajmi është dhënë nga mediat suedeze, që konfimojnë interesimin e dy klubeve italiane për talentin e rrtitur ne futbollin suedezin. “Boras Tidning” shkruan se kontrata e Zenelit me holandezët e Heerenven skadon në vitin 2019 dhe mesfushori i talentuar është objekt i interesimit të dy klubeve italiane.

Arbër Zeneli është një futbollist i datëlindjes së vitit 1995 dhe në këtë sezon ka shënuar 6 gola në 23 ndeshje aktivizim me Heereneven. Zeneli që është produkt i ekipit të Elfsborgut, ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Suedisë, për t’u bashkuar me Kosovën në vitin 2016, ndërsa bëri debutimin në ndeshje me Kroacinë në 6 tetor 2016.