17:45 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arbër Zeneli po rikthehet fuqishëm nga lëndimi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është duke u rikthyer fuqishëm nga lëndimi.

Ai pas disa muajsh jashtë fushës tani thuajse është afër rikthimit të tij. Zenelin do të mund ta shohim së shpejti në fushë duke e treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan Indeksonline.

Përmes publikimit të një video në facebook, babi i Arbër Zenelit i tregon stërvitjet të cilat është duke i kryer futbollisti, e i cili duket se e ka marrë veten nga lëndimi./Indeksonline/.