21:34 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arbëria vazhdon me transferime, tani edhe Arbër Pirën

Klubi i Arbërisë po vazhdon me trasferimet e reja, ku pas shtabit teknik dhe një mesfushori cilësor, klubi simpatik na ka njoftuar edhe me transferin e ri që është Arbër Pira.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89, ka firmosur me klubin e Arbërisë që sezonin e ardhshëm promovohet në Superligë, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë ostimin e plotë të Arberisë:

“Mirësevjen Arbër Pira 

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Arbër Pira!

Arbër Pira lojtar i cili vjen nga KF Trepça89 ka zgjedhur fanelen e kuqe të KF Arbëria për stinorin e ri.

Presidenti i KF Arbëria Z.Jahir Krasniqi së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn mirëseardhje lojtarit Arbër Pira. Ata së bashku janë shprehur optimist se me punë dhe angazhim maksimal do arrijmë objektivat e klubit”.