08:56 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arda Turan i ka mbet në “derë” Barcelonës

Arda Turan do të largohet përfundimisht nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Turku nuk po gjen hapësira në formacion dhe do të jetë i pari që do të “paketoj” valixhet.

Ai ka shumë oferta, sidomos nga skuadrat e vendit të tij, mirëpo ka një problem.

Paga e tij e lartë vështirë se do të mund të paguhet nga ndonjë skuadër tjetër. /IndeksOnline/