22:44 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea me urim special për mikeshën e tij Aurela Gaçe

Këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea është një personazh majft i dashur për publikun, i cili prej shumë vitesh është aktiv në skenën muzikore shqiptare dhe në ekranin shqiptar, shkruan Indeksonline.

Sot kur këngëtarja Aurela Gaçe po e feston ditëlindjen, ajo ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë.

E një të tillë e ka marrë edhe nga miku i saj Ardit Gjebrea.

“U bënë vite e vite që gëzimet i ndajmë bashkë dhe uroj të jesh e lumtur dhe plot energji edhe për 100 vite të tjera. Gëzuar ditëlindjen mike e shtrenjtë.” Ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të Arditit gruas së tij dhe Aurela Gaçes. /Indeksonline/