75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / FR

Argjentina kërkon zyrtarisht t’i bashkohet NATO-s

Argjentina po synon të forcojë lidhjet me fuqitë perëndimore, duke kërkuar edhe zyrtarisht t’i bashkohet NATO-s.

Bëhet e ditur se kërkesa për anëtarësim vjen ndërsa Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana, zhvilloi bisedime në Bruksel mbi sfidat e sigurisë rajonale.

Kujtojmë që anëtarësimi në NATO aktualisht është i kufizuar në vendet evropiane, Turqi, Kanada dhe SHBA.

Nëse Argjentina i bashkohet aleancës, atëherë asaj do t’i lejohet qasje në teknologji të avancuar, sisteme sigurie dhe trajnime që më parë nuk ishin në dispozicion për të.

“Argjentina luan një rol të rëndësishëm në Amerikën Latine. Bashkëpunimi më i ngushtë politik dhe praktik mund të na sjellë dobi të dy palëve”, tha Geoana.

Por, partneriteti zyrtar me NATO-n kërkon konsensusin e 32 anëtarëve të saj, ndërsa, lidhjet e Argjentinës me aleatin kryesor të NATO-s, Britaninë e Madhe, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1982 kur të dy vendet hynë në luftë për ishujt e kontestuar Falkland në Atlantik.