Argjentina Ramosaj tregon kur vjen me klipin e ri (Foto)
Argjentina Ramosaj shumë shpejtë vjen me projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur edhe ditë më parë vet këngëtarja përmes llogarisë së saj Instagram. E me fotografinë e fundit ajo ka treguar që ky projekt do të lansohet nesër në orën 18:00. Madje ajo shfaqet plotë stil në këtë imazh, sigurisht fotografi e realizuar gjatë realizimit të klipit të ri, shkruan Indeksonline.
Ndryshe s’ka shumë ditë që ajo erdhi me projektin “Bad Boy” në bashkëpunim me reperin Vig Poppa./Indeksonline/