18:24 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arian Kabashi ndryshon ambient, huazohet te kjo skuadër

Arian Kabashi është huazuar te ekipi suedez Dalkurd FF.

22 vjeçari i cili është pjesë e ekipit të njohur suedez, Elfsborg ka ndryshuar ambient dhe në formë huazimi tani do të luajë për ekipin e ligës së dytë suedeze, Dalkurd FF, shkruan Indeksonline.

22 vjeçari nga Istogu ishte shpërblyer me kontratë profesionale nga skuadra e famshme suedeze, Elfsborg në janar të vitit të kaluar.

Qendërsulmuesi i gjatë 1.80 centimetra kishte kaluar shtatë vite në akademinë e kësaj skuadre, ndërsa tash për t’u rritur ende si lojtar, klubi e ka huazuar te një ekip ku do të ketë më shumë minutazhë.

Kabashi në 12 ndeshje sa ka luajtur brenda sezonit ka realizuar një gol dhe një asist./Indeksonline/