Arianit Ahmeti: Legjenda kthehet aty ku e filloi (FOTO)
Stadiumi i Prishtinës tashmë ka marrë edhe emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Në ditëlindjen e tij të 58-të është vendosur në hyrjen e stadiumit edhe emri i tij, shkruan indeksonline.
Ditëlindjen e tij e ka uruar edhe zv/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti.
“Kthimi i legjendës aty ku e filloi”, ka uruar Ahmeti si njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vokrrit.
Kujtojmë se Fadil Vokrri u nda nga jeta me 9 qershor të këtij viti duke lënë mbrapa një histori të mbushur me vepra dhe lëvdata. /IndeksOnline/