Senegali mban gjallë ëndrrën e kualifikimit, fiton bindshëm ndaj Irakut
Senegali ka mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës.
Kombëtarja afrikane paas dy humbjeve në ndeshjet e para, sonte shënoi fitore me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.
Habib Diarra hapi serinë e golave në minutën e katërt.
Ismaila Sarr dyfishoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërsa pas tre minutave realizoi edhe Pape Gueye.
Futbollisti i Villarealit shënoi përsëri në minutën e 71-të, derisa Iliman Ndiaye shënoi golin e pestë në minutën e 82-të.
Senegali me këtë fitore renditet e treta në Grupin I, me tre pikë, pas Norvegjisë me 6 pikë dhe Francës me 9 pikë, dhe shpreson të kualifikohet tutje, të jetë në mesin e tetë kombëtareve më të mira nga vendet e treta nga 12 grupe.
Ndërsa Iraku me 0 pikë, është eliminuar nga Kupa e Botës./IndeksOnline/

