09:38 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Arilena Ara pjesë e festivalit prestigjioz përkrah yjeve botërore

Ajo është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare, ndërsa famën dhe popullaritetin edhe jashtë vendit e mori me baladën “Nëntori”.

Arilena Ara shumë shpejtë do të jetë pjesë e një eventi madhështor përkrah yjeve botërore, shkruan Indeksonline.


Ajo do të jetë sërish pjesë e festivalit ‘Europa Plus Live”. Vitin që shkoi në këtë koncert performuan edhe Bebe Rexha e Dua Lipa. Këtë vit Arilena do performojë krah Willy William, Oceana dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Festivali do të mbahet në datën 8 prill në Minsk Arena dhe mban emrin “Hot and Top 2018”./Indeksonline/

Temat: