Arkitektët e derbit më të madh në Kosovë, Gjilani – Drita
Sfida ndërmjet Gjilanit dhe Dritës tashmë ka kaluar përtej kufijve shtetëror dhe llogaritet si njëri nga derbit më të zjarrtë në rajon.
Duke shijuar atmosferën, adhuruesit e të dy klubeve kujtojnë ata që prodhuan këtë derbi, ish-presidentët legjendarë, Shukri Sylejmani të Gjilanit dhe Selami Osmani – Bezi të Dritës.
Të vlerësuar si arkitektët e derbit, Sylejmani dhe Osmani dhanë shumë nga vetja e tyre që këto dy skuadra sot të jenë ndër më të respektuarat në futbollin kosovar.
Osmani i njohur nga Intelektualët si ‘The Godfather’ nuk jeton më.