19:21 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Armina Mevlani në javën e modës në Milano, ku po marrin pjesë edhe motrat Bella e Gigi Hadid

Armina Mevlani shpesh ka treguar që bën jetë luksoze. Rrobat e saj të shtrenjta, e udhëtimet anëmbanë botës, janë vetëm disa nga aventurat e saj.


E fejuara e djalit të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha ka qenë së fundmi edhe pjesë e javës së modës që është duke u mbajtur në Milano të Italisë. Që rrallë kush mund të jetë prezente në ngjarje të tilla, shkruan Indeksonline.

Armina ka postuar disa instastory ku shihet madje ne radhët e para të ulësve, ndërsa ka fotografuar duke defiluar edhe super modelet Bella dhe Gigi Hadid dhe dizajnerin e famshëm Giorgo Armani, i cili edhe prezantoi linjën e tij të re të veshjeve./Indeksonline/