17:35 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestimi i deputetëve, Dreshaj thotë se mund ta dorëzojë mandatin

Gani Dreshaj ka reaguar pas arrestimit të deputetit Milaim Zeka dhe Shkumbin Demaliaj. Deputeti i AAK-së ka thënë se arrestimi i deputetëve është i turpshëm.

Madje, deputeti nga Istogu ka paralajmëruar se nëse situata të tilla përsëriten, ai mund të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Arrestimi i deputetëve kosovarë për deklaratat e tyre në studio televizive është i padrejt dhe i turpshëm.

Prokuroria e Kosovës ka mjaft punë për të bërë, ka mjaft kriminelë që sillen në rrugët e Kosovës të lirë e kapadai.

Nuk është e lehtë ta mbyllësh një deputet të zgjedhur nga vota e popullit, veç pse ai ka shprehur mllefin e tij në studio televizive ndaj situatave të turpshme të krijuara kohëve të fundit.

Deputeti kudo në botë, në shtetet demokratike respektohet dhe gëzon imunitet, ndërsa tek ne arrestohet e lirohet me teke të dikujt!

Nëse kjo situatë vazhdon, publikisht e them se unë shumë shpejt do të dorëzoj mandatin e deputetit” ka thënë Dreshaj./Indeksonline/

Temat: