15:24 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

“Arrestimi i “gulenistëve” është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka reaguar ndaj arrestimit të 5 shtetasve turq në Kosovë.

Deda ka thënë se arrestimi i tyre në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë.

“Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë. Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në postimin e Dedës.

Tutje deputeti ka thënë se pas kësaj do t’i shohim pasojat për aplikimin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndryshe sot policia e Kosovës ka arrestuar pesë drejtues të kolegjit “Mehmet Akif” në Prishtinë dhe Gjakovë përkatësisht të Mustafa Erdem , Yusuf Karabina,Kahraman Demirez,Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan.