10:55 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestimi i Gulenistëve, ministri i Drejtësisë nuk ka informacion

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes pesë zyrtarë të Institucioneve “Gulistan”, i cili ka shkolla në disa komuna të Kosovës.

Të arrestuarit janë drejtori i institucioneve ‘Gulistan’, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez dhe profesorët Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan”, shkruan Indeksonline.

Ky rrjet i shkollave është raportuar se i takon personave që mbështetën grushtetin e Fetullah Gylenit në Turqi para dy vitesh.

Për arrestimin e të dyshuarve, Indeksonline ka kontaktuar me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Nuk kam kurrfarë informacion për këtë”, ka thënë shkurt Tahiri.

Kujtojmë se kohë më parë u raportua se ministri Tahiri ka pranuar një listë nga Turqia me emrat e personave të cilët kërkon t’i ekstradojë atje si të dyshuar që kanë qenë pjesë e organizatës FETO, të Gulenit, e cila nga autoritetet turke konsiderohet si terroriste./Indeksonline/