09:40 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 35 persona nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar 35 persona gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Indeksonline.

Arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të njëjtat është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Sipas policisë, nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 28 janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/