16:06 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Arrestohen 4 persona në Pejë, këmbyen 2500 euro falso

Stacioni Policor nё Pejё, është informuar se në një kёmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, dy persona tё panjohur kanë bёrё këmbimin e 2500 dollarëve amerikanë, tё cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

“Menjëherë njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё dalë nё vendngjarje, dhe pas njё pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) persona tё dyshuar:

Z.K.         i lindur  në vitin1982

H.K.             i lindur në vitin1988

E.K.             i lindur në vitin 1988

E.K.             i lindur në vitin1984

Te njёri nga tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesёdhjetё (4050) euro. Pas intervistimit nga hetuesit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”, njofton policia./IndeksOnline/