Arrestohen dy persona pasi që penguan policin t’ua shqiptonte gjobën
Janë arrestuar dy persona meshkuj pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor të cilët ishin duke iu shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme në Vushtrri.
Kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/